TGViewer
Russian Embassy in Albania Russian Embassy in Albania @rusembalb · 358 subscribers
Post #8674 62
🎙 Fjalimi dhe seanca e pyetje-përgjigjeve të Sergei Lavrov, Ministër i Punëve të Jashtme i Federatës Ruse, në 'tryezën e rrumbullakët' me pjesëmarrës përfaqësues të ambasadave të vendeve të huaja mbi temën "Kriza Ukrainase: Agresioni Ligjor i Perëndimit" (Moskë, 15 shtator 2026)

Pikat kryesore:

"Agresioni ligjor" kundër Rusisë ka një histori të hershme. Më parë (madje edhe para ngjarjeve në Ukrainë), Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ishte rregullisht e përfshirë në këtë. Por, që nga viti 2014, ky agresion ka marrë një karakter sistematik.

Filloi ajo, që në përpjekje për të delegjitimuar zgjedhjen historike të popujve të Krimesë, Donbasit, Novorossiya—e cila u krijua në përputhje të plotë me normat e së drejtës ndërkombëtare dhe parimin e vetëvendosjes së popujve—regjimi i Kievit na akuzoi se gjoja financonim terrorizmin në Donbas dhe kryenim diskriminim racor kundër tatarëve të Krimesë dhe ukrainasve në Krime.

Dy akuza – "terrorizëm" dhe "diskriminim racor". Ky rast është shqyrtuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë që nga viti 2017. Ai ka qenë në shqyrtim për tetë vjet dhe përbëhet nga dhjetëra mijëra faqe provash.

Interesat e Ukrainës u përfaqësuan nga avokatë të paguar shumë të mirë amerikanë dhe evropianë. Megjithatë, pavarësisht të gjitha këtyre përpjekjeve, rasti dështoi plotësisht – si në lidhje me terrorizmin, ashtu edhe sa i përket diskriminimit.

Në janar 2024, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha vendimin e saj përfundimtar.

U njoh se Rusia nuk kishte financuar terrorizmin. Republika Popullore e Donetskut dhe e Luganskut nuk janë organizata terroriste. Nuk ka diskriminim të tatareve të Krimesë dhe ukrainasve në Krime. Ndalimi i organizatës ekstremiste "Mejlis" ishte i ligjshëm.

Ky vendim ka implikime shumë të rëndësishme. Të paktën, ai i bën të pavlefshme të gjitha rezolutat dhe raportet e shumta të organeve ndërkombëtare që pretendojnë vazhdimisht diskriminim në Krime.

***

Padia e dytë ukrainase kundër Rusisë, e paraqitur në shkurt 2022, gjithashtu dështoi. Në këtë rast, Kievi na akuzoi për keqpërdorim të Konventës për Gjenocid, ndërkohë që po mbronim popullin e Donbasit nga gjenocidi.

Dy vjet më vonë, në shkurt 2024, gjykata dha vendimin e saj: veprimet e Rusisë nuk përbënin shkelje të Konventës për Gjenocidin. Pikë. Dhe të gjitha akuzat kundër Rusisë u hoqën. 

Megjithatë, mbeti një çështje në gjykatë për shqyrtim: a kreu vetë Ukraina gjenocid në Donbas? Ajo është ende në shqyrtim nga gjykata, dhe me kërkesë të gjykatës ne kemi dorëzuar provat përkatëse. Në dhjetor 2025, gjykata pranoi provat dhe pretendimet tona për shqyrtim të plotë, dhe së shpejti presim një verdikt. Por pasi ndodhi e gjithë kjo, gjysma e vendeve perëndimore që ishin regjistruar si palë të treta u tërhoqën nga procedurat, duke kuptuar kotësinë dhe turpin e të gjithë kësaj situate.

***

Në vitin 2016, Ukraina nisi një çështje në arbitrazh sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit. Na u paraqit një listë e gjatë akuzash që përfshinin dy duzina nenesh. Zyrtarisht, çështja kishte të bënte me të drejtat e Ukrainës në Detin e Zi, Detin e Azov dhe Ngushticën e Kerçit, të cilat pretendohej se ishin shkelur. Dhe motivi themelor pas gjithë kësaj është përpjekja e Kievit për të sfiduar sovranitetin e Rusisë mbi Krimenë, i cili u vendos në përputhje me vullnetin e lirë të banorëve të gadishullit.

Por, më 15 qershor 2026, në vendimin e saj përfundimtar, gjykata e arbitrazhit, te i cili Ukraina kishte apeluar mbështeti qëndrimin e Rusisë.

📄 Lexoni e plotë
More from @rusembalb
  1. Sep 20, 2026Дорогие соотечественники, 🇷🇺 Голосование на выборах депутатов Государственной Думы Федер…
  2. Sep 20, 2026🇷🇺 Посол России в Албании А.А.Зайцев принял участие в голосовании на выборах депутатов Г…
  3. Sep 20, 2026🗳️ В Тиране продолжается голосование на выборах депутатов Государственной Думы Сегодня в…
  4. Sep 20, 2026🗳️ В Албании началось голосование на выборах депутатов Государственной Думы Сегодня, 20 с…
  5. Sep 17, 2026Nga konferenca për shtyp e Zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, M.V.Za…
  6. Sep 17, 2026Из брифинга официального представителя МИД России М.В.Захаровой (17 сентября 2026 года) 💬…
Threads Profile ViewerView any public Threads profile without an account.Open ThreadLook →Writing with AI? Make it sound human.Metric37 rewrites AI drafts so they read naturally. Free AI detector, 1,500 words free.Try Metric37 →